Jorgaq Kaçani, rektori i Universitetit Politeknik, është zgjedhur kryetar i konferencës së rektorëve në mbledhjen e parë të këtij organizmi për këtë vit.

Kaçani mori shumicën e votave të 11 rektorëve të universiteteve publike dhe të 19 universiteteve private në një garë përballë kandidatit tjetër rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Ministri i Arsimit, Genc Pollo, iniciator i kësaj konference, gjatë fjalës së tij u përqendrua tek mënyra e marrjes së gradave dhe tek realizimi i orëve mësimore nga pedagogët.

Genc Pollo: “Mënyra se si jepen gradat dhe titujt shkencorë që ka patur para se të marrin në mënyrë…copy paste-ore, abuzive, prandaj përmes ligjit dhe një vendimi përkatës të Këshillit të Ministrave kemi vendosur doktoranti dhe punimi i tij të paraqitet para këshillit të profesorëve dhe jo para një jurie të bërë jo të duhur. Është përgjegjësi e madhe e rektorëve dhe dekanëve dhe të gjithë drejtuesve që ato orë që janë normuara, vërtet të zhvillohen, të zhvillohen në klasë”.

Nga ana tjetër në mbledhjen e radhës parashikuar për javën që vjen konferenca e rektorëve pritet të diskutojë mbi ndryshimet e statusit aktual të konferencës, ku përfshihet mandati 1-vjeçar i kryetarit dhe zgjedhja e nënkryetarit nga universitetet private./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami