Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ekspert të njohur të medias, profesor me emër të universiteteve të Europës, si dhe gazetarë aktiv nga rajoni, janë mbledhur sot të diskutojnë në këtë konferencë europiane, daljen nga diktatura, si dhe rolin e medias në tranzicion. Kjo tryezë është realizuar nga Instituti Shqiptar i Medias, mbështetur nga Komisioni Europian dhe fondacioni SOROS.

Përveç gazetarëve, vlerësimin e tij e ka dhënë edhe ambasadori amerikan Gert Ahrens. Ahrens pret situatë më të mirë gjatë fushatës së zgjedhjeve. OSBE-ja angazhohet tha ai, për të trajnuar gazetar, në mënyrë që të kapen standartet ndërkombëtare. Përveç tranzicionit dhe rolit të medias në vende të veçanta është diskutuar edhe për situatën e post luftës në Ballkan dhe rolin e medias. Refleksionet në këtë temë do të botohen, duke u krahasuar me modelet e ndryshme të tranzicionit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti