Sfidat më të afërta të sistemit shëndetësor shqiptar janë vijimi i reformave në shërbimin parësor dhe atë spitalor përmes rritjes së autonomisë së spitaleve. Ky ishte thelbi i konferencën “Mbrojtja sociale-shëndetësore në Shqipëri: Sfidat dhe mundësitë”. Tani pacientët do të ndjekin me radhë shkallët e sistemit shëndetësor që nisin me mjekun e familjes e përfundojnë me spitalet. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, pranoi se është arritur mbulimi i popullatës me shërbimin e mjekut të familjes që do të ndihmojë ISKSH-në të kontrollojë funksionimin e kësaj skeme.
Elvana Hana: “Ne do të vendosim sanksione që pa rekomandime, pa ato fletët përkatëse të cilat do të shoqërojnë pacientin mos të priten. Nëse do të priten do të ketë sanksione kontraktuale që mund të shkojnë deri në prishjen e kontratës”.
Në konferencën e organizuar nga ISKSH dhe GTZ ndodhej Ambasadori Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt dhe përfaqësues të organizmave vendase dhe ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë. Qeveria Gjermane ka mbështetur reformimin e ISKSH-së me anë të projektit “Konsulencë për politikat shëndetësore”./tvklan.al