Një sherr me disa persona të përfshirë disa ditë më parë është pasuar nga një tjetër ditën e djeshme në lagjen nr.17 të Korçës.
Në lidhje me ngjarjet e ndodhura është arrestuar 18-vjeçari me iniciale M.J. (i dëmtuar nga konflikti i djeshëm) si dhe 40-vjeçari me iniciale A.B.
Policia njofton se dyshohet që 2 të ndaluarit në bashkëpunim me persona të tjerë disa ditë më parë kanë goditur fizikisht një nga personat e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme.
Konkretisht, 27-vjeçarin me iniciale A.D. dhe dyshohet se kanë marrë peng një tjetër. Për arsye hetimore, policia nuk jep të dhëna të tjera.
Kujtojmë se në kërkim janë shpallur: S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, për të cilët vijon kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./tvklan.al