Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shteti i Maqedonisë po vepron shpejt për të shtypur me forcë kryengritjen e armatosur shqiptare. Ushtria maqedonase është mobilizuar për t’u nisur në front. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes maqedonase, mobilizimi ka të bëjë me forcat rezerviste, megjithatë kjo ministri nuk dha hollësi.

Ndërkohë me mijëra maqedonas janë mbledhur në Shkup, për të kërkuar dhënien fund të luftës dhe shtypjen e kryengritjes shqiptare me forcë. Protestuesit maqedonas thonë, se ata i paguajnë taksa shtetit rregullisht, prandaj kërkojnë një polici të fortë për të zgjidhur krizën. Kurse shqiptarët vazhdojnë të ikin nga trojet e tyre./tvklan.al