Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz ka dhënë dorëheqjen nga qeveria pas mosmarrëveshjesh në lidhje me planet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për konfliktin në Gaza.
Gantz e lajmëroi dorëheqjen e tij gjatë një konference për shtyp ditën e sotme ku tha se Netanyahu po i pengon që të afrohen drejt fitores së vërtetë.
Muajin e kaluar, Gantz caktoi një afat kohor më 8 Qershor për Netanyahun për të treguar se si Izraeli do të arrinte gjashtë “qëllimet strategjike”, duke përfshirë fundin e sundimit të Hamasit në Gaza dhe krijimin e një administrate civile shumëkombëshe për territorin.
Netanyahu i hodhi poshtë komentet në atë kohë duke thënë se nënkuptonin “humbje për Izraelin”. Gantz ka qenë anëtar i kabinetit të luftës të vendimmarrjes kryesore të Izraelit, së bashku me kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant./tvklan.al