Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ora 10 e paradites së sotme ka shënuar fillimin e Kongresit te 6-të Partisë Socialiste. Kongresin e ka hapur sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi, i cili i ka dhënë fjalën kryetarit të partisë Fatos Nano, që rikandidon për këtë post, duke pasur përball dy emra të njohur, atë të ish-presidentit Rexhep Mejdani dhe socialistit më të ri kryebashkiakut Edi Rama.

Nano ka preferuar që në vend të pozicionit të kryetarit të partisë, në fjalën e tij, të mbajë pozicionin e kreut të qeverisë socialiste, duke prezantuar një sërë arritjesh të kësaj qeverie gjatë kësaj periudhe që ai e drejton.

Fatos Nano:- “Kam privilegjin dhe kënaqësinë të nis diskutimin politik në Kongresin tonë të 6-të dhe të përcjellë para jush, anëtarësisë, shoqërisë shqiptare partnerëve ndërkombëtarë, bilancin qeverisës, të punës dhe angazhimit tonë katërvjeçarë. Me vendimmarrjen tonë në këtë kongres, në nuk presim asnjë kokë, por po përpiqemi që kokat me vlera të vihen në shërbim të interesit tonë të përgjithshëm, të realizimit të aspiratave tona dhe të mazhorancës së zgjedhësve shqiptarë. Është bërë e modës që disa spekulantë profesionistë të politikës, të merren me përqindjen e realizimit të planit të doganave. E dhëna më e qenësishme, që vlen për politikbërësit, lidhur me doganat, janë importet reale, të cilat vazhdojnë të jenë në rritje. Midis nesh, ka individë që mendojnë se progresi mund të jetë më i shpejtë, se infrastrukturat mund të ndërtohen më shpejtë, se papunësia mund të reduktohet më me shpejtësi etj. Unë e mirëkuptojë dëshirën e tyre dhe nuk kam asnjë ndrojtje të deklarojë se i përkas edhe vetë kësaj kategorie që kërkon më shumë ritëm dhe progres më të madh, por si kryeministër i vendit, minimalisht këta individë do t’i klasifikoja të paduruar apo empirik. Unë vazhdojë të mos i konsiderojë armiq kundërshtarët e mijë, por kur trajtohen çështje që nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë reale dhe sidat e saj për reformat standarde të integrimit, nuk mund t’i konsiderojë as miq, aq më pak pratnerë apo kolegë, Demokracia, zhvillimi i gjithanshëm dhe i mbarë e harmonik i vendit, si dhe integrimi i Shqipërisë, nuk fillon dhe as mbaron tek karriera apo kolltuku i cilitdo politikani, përfshi këtu edhe Fatos Nanon”.

Nano ka pranuar se në Partinë Socialiste ka probleme, por nuk ka pranuar kurrsesi, se ajo po përjeton një krizë.

Fatos Nano:- “Në kongresin tonë të 5-të, ne u deklaruam si parti e sipërmarrjes për progres, por disa nga shokët tanë, të zgjuar papritmas nga nuk e di se çfarë ëndrre po na akuzojnë se po rrëshkasim djathtas. Unë e di, se sot një pjesë e partisë nuk mendon si më parë për lidershipin e saj, disa akuzojnë drejtuesit te partisë dhe qeverisë, për tradhti ndaj së majtës. Të tjerë po artikulojnë se kryetari, kryesia, qeveria apo mazhoranca, po gërryhen nga mosmirënjohësit. Ka dhe disa që mendojnë, se ne bëmë shumë kohë në qeverisje dhe se u dashka të kalojmë në opozitë, ndërkohë opozita aktuale u është kthyer rrugëve dhe shesheve populiste. Në këtë situatë, unë si kryetar i partisë dhe kryeministër deklarojë se socialistët dhe progresistët edhe pse kanë probleme, nuk kanë ndonjë krizë. Ju nuk do të lejoni të shkurtohen shpenzimet për arsimimin e fëmijëve në shkollat publike në gjithë Shqipërinë, për të përfituar individë që politikën e konsiderojnë vetëm sfidë personale dhe jo përkushtim ndaj të gjithëve, pra broçkulla populiste të pa studiuara, që kanë filluar të vetshpallen si alternativa, nuk janë gjë tjetër veçse një tentativë për t’i veshur Toni Blerit pantallonat e shkurtra të xhuxhit Kimilsen”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka