Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Drogë, armë dhe klandestinë futen nga Shqipëria në Kosovë. Brigada shumëkombëshe e perëndimit, të forcave të KFOR-it në Kosovë, të dislokuara në Pejë, kanë për detyrë ruajtjen e kufirit kosovarë me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Sot në Pejë një grup gazetarësh shqiptarë kanë mësuar nga komandanti i brigadës së perëndimi, gjeneral Abrato, se si kjo trupë ushtarake prej rreth gjashtë mijë ushtarësh ruan prej gati një viti e gjysmë gjithë rrafshin e Dukagjinit.

Kontrabanda e cigareve, tha Abrato, vjen më shumë nga Shqipëria ku janë konfiskuar mallra me vlerë 200 milion lireta. Edhe armët apo tritoli, tha Abrato, vjen po nga Shqipëria. 30 shqiptarë dhe tre policë të Morinit, janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin. Peja është qyteti kosovar ku ka rezidencën brigada alpine torinese. Forcat e KFOR-it apo UMNIK-ut në Pejë kanë nisur përgatitjet për mbështetje ndaj OSBE-së për zgjedhjet.

Jashtë planit ushtarak qyteti i Pejës i njohur për birrën e saj, sot dukej i qetë. Njerëzit dukej sikur po e kalonin fazën e vështirë të luftës, e megjithatë disa ndërtesa të rrënuara kishin mbetur dëshmi e dhunës serbe./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj