Kontrolli i Shtetit ka zbuluar abuzime me tenderat edhe në qytetin e Elbasanit. Sipas raportit të këtij organi, shkelje janë vërejtur për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Kozma Moska”, me fond limit 25 milion lekë dhe dëmi i shkaktuar shtetit në këtë rast është më shumë se 5 milion lekë.
Edhe për rregullimin e konviktit të shkollës “Onufri”, me fond limit prej 32 milion lekë, dëmi i shkaktuar shtetit është më shumë se 7 milion lekë të reja. Abuzime janë vërejtur edhe në blerjen e pajisjeve laboratorike, si dhe në shkollat e qyteteve Librazhd e Peqin./tvklan.al