Banorët e Floridas në SHBA-ve janë paralajmëruar të kontrollojnë pishinat e tyre para se të hidhen për të notuar.
“BBC” tha se ky paralajmërim është bërë pasi një familje në zonën e Sarasotas gjeti në pishinën e familjes një krokodil rreth 2 metra të gjatë.
Zyra e sherifëve ia doli ta hiqte krokodilin nga pishina dhe shpreson që kjo video e postuar online nga ata vetë, të shërbejë si mësim për shumë familje të tjera.
Kur po kapej nga sherifët e njoftuar nga familja, krokodili përdori edhe “rrotullimin e vdekjes” si lëvizje sulmuese. /tvklan.al