Ndryshe nga Evropa, pagat e sportistëve në Amerikë bëhen të ditura zyrtarisht. Kjo ndodh edhe për peshat e rënda si Lionel Messi.

Raporti i pagave nga Sindikata e lojtarëve të SHBA zbulon se Messi do të marrë një pagë të garantuar prej 19 milionë Eurosh në vit.

Kjo nuk përfshin të ardhurat nga sponsorizimi.

Inter Miami shpenzon 38.5 milionë Euro në vit për lojtarët e tij dhe duket qartë se gjysma e kësaj shume shkon vetëm për një futbollist.

Ekipi nga Florida kryeson renditjen e pagave të të gjithë ligës. Në vendin e dytë vijon Toronto me 29.3 milionë Euro.

Në nivel individual, Messi pasohet nga italiani Lorenzo Insigne i skuadrës kanadeze me 14 milionë Euro. Pas tij vjen Sergio Busquets me afro 8 milionë Euro.

Tv Klan