Policia e Korçës në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat” ka zbardhur rastet e vjedhjes së dy motomjeteve, ku ka arrestuar dy autorë të dyshuar.

Sipas asaj që thuhet një njoftimin e Policisë njëri nga të arrestuarit ishte në kërkim nga Policia e Tiranës gjithashtu për vjedhje motomjetesh.

Bëhet e ditur se motomjetet janë grabitur njëri në fshatin Melçan dhe njëri në qytetin e Korçës. Grabitësit V. B., 35 vjeç dhe L. R., 35 vjeç janë të dy banues në Tiranë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.


Njoftimi i Policisë:

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeat”, për zbardhjen e vjedhjes së 2 motomjeteve.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të vjedhjeve. Njëri prej tyre, në kërkim nga Policia e Tiranës, për vjedhje motomjetesh.

Sekuestrohet një motomjet i dyshuar i vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repeat”. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar të 2 vjedhjeve, shtetasit:   

V. B., 35 vjeç dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 16.10.2024, kanë vjedhur motomjetin e 69-vjeçari, në fshatin Melçan, Korçë, ndërsa më datë 13.10.2024, kanë vjedhur motomjetin e një 16-vjeçari, në qytetin e Korçës.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi L. R. ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, si i dyshuar për vjedhjen e disa motomjeteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.


/tvklan.al