Pa specifikuar nëse bëhet fjalë për një raketë, Koreja e Veriut njoftoi testimin e një arme të re me komandim taktik dhe me një fuqi luftarake.
Agjencia shtetërore në Penian dha pak detaje për armën e re, me gjasë një raketë, duke shënuar kësisoj një kthim pas në negociatat me SHBA-të për denuklearizimin e vendit komunist.
Por Peniani nuk u ndal me kaq, duke kërkuar heqjen e Mike Pompeos nga negociatat për eliminimin e arsenalit bërthamor. Zyrtarëve koreano-veriorë akuzojnë Sekretarin Amerikan të Shtetit për retorikë të pakuptimtë dhe të pakujdesshme. Ata i referohen deklaratës së fundit të kryediplomatit amerikan se Kim Jong-un është një tiran.
Përshkallëzimi i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe SHBA vjen pas samitit të muajit Shkurt në Vietnam, i përfunduar pa marrëveshje mes Donald Trump dhe Kim Jong-un.
Lideri komunist dhe Presidenti Trump u ndanë pa ujdi, për shkak të sanksioneve amerikane. Peniani kërkoi heqjen e tyre, ndërsa Washingtoni fillimisht denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut.
Tv Klan