Filmimet me dronë në Kursk besohet se dëshmojnë për të parën herë praninë e ushtarëve koreano-veriorë në fushëbetejë në krah të rusëve që luftojnë për t’ua rimarrë ukrainasve kontrollin e territorit.

Pamjet mbështesin deklaratën më të fundit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, i cili në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale shprehet se rusët kanë nisur të hedhin një numër të madh ushtarësh nga Koreja e Veriut, të cilët mund të shfrytëzohen edhe në frotin brenda territorit ukrainas. Presidenti ukrainas thotë se Moska ka tërhequr një tjetër vend në luftë.  

Mediat ndërkombëtare shkruajnë megjithatë se brenda 1 dite, 200 prej tyre janë vrarë, duke vënë në dyshim aftësinë e tyre në fushëbeteja. Në një rast dyshohet se ata kanë qëlluar gabimisht pjesëtarët e njësive çeçene, po ashtu aleate të rusëve.

Uashingtoni beson se 10 mijë ushtarë koreano-verior janë gati për të luftuar krah rusëve, një hap që shton tensionet dhe u jep të drejtën ukrainasve, të kërkojnë edhe ata ndihma me trupa në terren nga NATO.

Tv Klan