Agjentët e SHBA-së dhe të Koresë së Jugut po komplotojnë për të vrarë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, shkruan BBC.

Një deklaratë e bërë nga ministria e sigurisë shtetërore tha se një grup terrorist i mbështetur nga CIA dhe agjencia sekrete e Koresë së Jugut kishin hyrë në vend për të sulmuar udhëheqëson me armë bio-kimike.

Kjo deklaratë vjen pas tensioneve të kohëve të fundit në rajon.

Deklarata e publikuar nga agjencia e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, shkruan se komploti i supozuar përfshinte përdorimin e “substancave biokimike duke përfshirë substancën radioaktive dhe substancën nano helmuese”.

Sipas tyre rezultatet vërehen gjashtë apo 12 muaj më vonë./tvklan.al