Testi më i fundit i raketave të Koresë së Veriut ka demonstruar një seri risish teknologjike nga shteti komunist, sipas ekspertëve.

Bazuar në fotografitë e publikuara nga Koreja e Veriut, analistët kanë përcaktuar se Hwasong-15 – një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), e nisur dje – është më e gjatë, më e gjerë, dhe e aftë të mbajë një raketë shumë më të madhe.

Ajo konsiderohet një përmirësim i madh në raketën Hwasong-14, e cila u nis në korrik dhe arriti një lartësi prej 2,313 milje, duke treguar një sasi të mundshme prej 6,213.

Përmasat e raketës janë të dukshme në foto, të cilat analistët thanë se mund të siguronin një sistem shtytës më të fuqishëm.

Daily Mail shkruan se , David Schmerler, një bashkëpunëtor hulumtues në Qendrën James Martin për Studimet kundër Mospërhapjes, tha:

“Ata donin të goditnin të gjithë SHBA dhe donin diçka të madhe për ta goditur atë.

Në një vështrim sipërfaqësor kjo duket raketa e duhur për ta bërë këtë gjë”

.

/tvklan.al