Dy muaj pas testit të fundit raketor, Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, duke përshkallëzuar më tej tensionet me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pentagoni njoftoi se raketa balistike e vendit komunist fluturoi rreth 1 mijë kilometra, për të rënë më pas në Detin e Japonisë, çka u konfirmuar edhe nga vetë autoritetet japoneze.
Në orët e fundit Tokio kishte paralajmëruar për disa sinjale radio që përmbanin mesazhe për një testim raketor.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump u vu në dijeni të situatës ndërkohë që raketa ishte ende në ajër.
Presidenti Trump tha në turin e tij aziatik se koha e durimit strategjik ndaj Penianit ka përfundur dhe se të gjitha opsionet, përfshirë edhe atë ushtarak janë të mundshëm.
Krahas SHBA-ve, pritet të reagojë edhe Këshilli i Sigurisë në OKB-së, i cili vijonë të mbajë në fuqi sanksionet ekonomike ndaj Penianit.
Tv Klan