Mbi 400 te rinj, intelektualë e nëpunës iu bashkuan thirrjes së Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, për të marrë pjesë në aksionin e parë masiv për pastrimin e bregdetit të Vlorës nga mbeturinat urbane.
Kjo është faza e dytë e lëvizjes mjedisore të ndërmarrë nga Forumi i Mendimit të Lirë, i cili u mor me pastrimin e rreth 7 mije kilometrave vije bregdetare në plazhin e vjetër dhe atë te Zvërnecit.
Drejtori i Forumit te Mendimit të Lirë, gazetari Mentor Kikia, tha se nëpërmjet kësaj nisme synohet që aksionet për pastrim të mos jenë vetëm një show televiziv por veprime që të kenë produkte konkrete.
Mentor Kikia: “Pas kësaj nuk fshihet asgjë tjetër veçse dëshira jonë maksimale porta pasur këtë vend më të pastër dhe më të bukur, do shtohemi dita ditës për të punuar jo thjesht me fjalë, por me punë për të ndryshuar imazhin e këtij vendi për të shpëtuar atë që ende nuk është shkatërruar.”
Gjate këtij aksioni rreth një mijë thasë plasmasi u mbushen me mbeturina dhe u larguan nga zonat qe frekuentohen nga pushues në stinën e verës./tvklan.al