Të paktën 112 familje dhe 313 persona rezultojnë të ngujuar në qarkun e Shkodrës si pasojë e gjakmarrjes. Përfundimi i një projekti, i pari në llojin e vet, i ndërmarrë nga Forumi i Mendimit të Lirë në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Tiranë, hedh dritë mbi situatën e ngujimit në veri të vendit.

Mentor Kikia: “Janë gjithsej 112 familje të prekura nga ngujimi si pasojë e konflikteve të ndryshme. Në to jetojnë 330 persona, nga të cilët 104 të mitur dhe me tyre 77 në moshën e arsimit të detyruar.”

Mbi 90% e familjeve te ngujuara sipas qeverisjes vendore jetojnë në varfëri. Grupi i punës ka verifikuar në terren të gjithë informacionin në zonat ku problemi i ngujimit është evident, të tilla si bashkia e Shkodrës, Vaut të Dejës, dhe komunat Bushat Dajc, Postribë etj./tvklan.al

Gazetar Fjoraldi Zguro