Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Unioni i Forcave Demokratike në fuqi në Bullgari ka ftuar për vizitë liderin e shqiptarëve të Kosovës Hashim Thaçin, në përpjekje për ti dhënë shtytje bashkëpunimit në Ballkan ka deklaruar sot kryeministri bullgar Ivan Kostov. Ish-lideri i UÇK-së dhe kryeministri i qeverisë së vetëshpallur të saj, pritet që të shkoj atje këtë fundjavë bashkë me Arbër Xhaferrin, liderin e Partisë Demokratike të shqiptarëve në Maqedoni. Unë nuk shoh ndonjë arsye që ky takim të lëndoj marrëdhëniet me Serbinë, ka thënë Kostov i ekulibruar. Në fillim të kësaj jave Rusia akuzoj Bullgarinë se përpiqet të izolojë Beogradin duke mos e ftuar në samitin ballkanik.
Ndërkohë buxheti i Kosovës për vitin 2000 është parashikuar të jetë 562 milonë marka gjermane. Ky është buxhti i parë për një vit të plotë pas vendosjes së administrimit ndërkombëtar të OKB-së në Kosovë. Pjesa më e madhe e këtij buxheti do të përdoret në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe problemeve sociale. Këshilli i përkohshëm administrativ diskutoi sot dhe për organizimin e departamenteve dhe emërimin e bashkëkryetarëve./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori