Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ushtria serbe përbën një kërcënim të vërtetë për Kosovën dhe ky kërcënim është marrë shumë seriozisht nga KFOR, forca e paqes e drejtuar nga Nato në Kosovë, kështu deklarohet nga një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s. KFOR përgatit plane për t’i bërë ballë këtij kërcenimi dhe është mjaft i stërvitur dhe i pajisur për t’iu kundërvënë, ka vazhduar ai.
Ndërkohë ushtria serbe kanë qenë të detyruar nga Nato të tërhiqen në Qershor nga Kosova pas 78 ditësh fushatë ajrore të Aleancës Atlantike kundër Jugosllavisë. Në Shtator Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Europë, Gjenerali Uesli Klark, u shpreh i shqetesuar nga depërtimet e para ushtarakëve serbe në Kosovë gjatë një mbledhje ministerale të NATO-s.
Ditë më parë pak kilometra larg kufirit administrativ me Kosovën një njësi ushtarake serbe e udhëhequr nga një gjeneral jugosllav kanë bërë demonstrime force. Pra Milosheviçi po kërcënon sërish Kosovën dhe integritetin e saj, megjithëse tani është KFOR, forca e cila zotëron Krahinën./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori