Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Trupat e KFOR-it kanë zbuluar në Rugovë, fshat në jug të Prishtinës, një arsenal armësh ku numërohen rreth 250 kallashnikov, 50 armatime të rënda si dhe eksploziv dhe lënë të tjera shpërthyese. Nuk dihet nëse armatimet janë të UÇK-së apo jo, afati i së cilës për çarmatimin mbaron në 19 Shtator.

Ndërkohë Prishtina kryeqendra e Kosovës sot sërisht është tronditur nga dy shpërthime eksplozivi, të cilat kanë marrë jetën e një serbi dhe plagosur shumë të tjerë. Shpërthimi vdekjeprurës ka ndodhur në orën 22 e 30 të natës së mbrëmshme ku në apartamentin e një serbi kanë shpërthyer 2kg eksploziv. Veç vdekjes së të zotit të shtëpisë janë plagosur dhe tre fëmijët e fqinji të tij. Shpërthimi tjetër ka plagosur disa shqiptar të Prishtinës.

Hollbruk Ambasadori i SHBA në OKB ka takuar Havier Solanës në Bruksel pas turit të tij Ballkanik dhe ka deklaruar se situata në marrdhëniet serbo-shqiptare në Kosovë sa vjen dhe acarohet./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori