Kosova regjistroi fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. “Dardanët” triumfuan me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Lituanisë, në sfidën e raundit të tretë.
Ndeshja nisi mirë për Kosovën, që kaloi në avantazh në minutën e 20-të, falë golit të Edon Zhegrovës.
Në minutën e 34-t, vendasit barazuan me Gineitis, por goli i anulua për pozicion jashtë loje. Fraksioni i dytë nisi sërish me skuadrën e Franco Fodës më kërkuese dhe Krasniqi dyfishoi shifrat në minutën e 65-të.
Lituania ngushtoi diferencat në 2-1, falë një goli të shënuar në minutën e 84-t nga Golubickas, por miqtë ia dolën të ruajnë fitoren.
Me këtë triumf, Kosova mban vendin e dytë në grupin C2, me 6 pikë, po aq sa Rumania kryesuese, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Qipros. /tvklan.al