Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Tension në Kosovën Lindore. Ushtarë amerikanë mbahen të rrethuar për disa orë nga serbët. Një turmë prej 40 serbësh mbajtën të rrethuar për më shumë se 5 orë rreth 50 paqeruajtës amerikanë dhe i penguan ata të largoheshin nga fshati pranë qytetit të Gjilanit në Kosovën Lindor, e cila është nën administrimin serb. Incidenti ndodhi pasi ushtarët amerikanë ndërmorën një operacion në kërkimin e armëve mbrëm në fshatin serb. Kështu ka njoftuar një zëdhënës i KFOR-it.
Operacioni përfundoi me konfiskimin e 3 armëve automatike AK-47 dhe arrestimin e një serbi i cili shkaktoi incidentin. Serbët e zëmëruar u mblodhën dhe rrethuan ushtarët. Amerikanët dërguan përforcime në fshat dhe komandanti i brigadës amerikane, bisedoi me turmën.
Sipas KFOR-it turma u shpërnda dhe serbi i arrestuar u dergua në qendrën e të ndaluarve në Gjilan. Ndërkohë një ushtar rus që shërbente në forcën paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë vdiq nga plagët pasi u qëllua në një qytetin e Skënderaj./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori