Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Vendimi i udhëheqësve serb të Kosovës për të braktisur Këshillin e Përkohshëm Administrativ ka shkaktuar reagimin e autoriteteve ndërkombëtare. Komandanti i KFOR-it Ortuno, tha se ky është një vendim keqardhës pasi KFOR-i ka ndërhyrë ashpër në zonat e nxehta ndaj dhunë së ushtruar ndaj komunitetit serb, duke dënuar kriminelët.
Pritet kthimi i delegacionit të Këshillit Nacional Serb nga Nju Yorku, për një vendim përfundimtar. Ndërkohë gjenerali Ortuno do të vizitojë Tiranën ku do të diskutojë për situatën e fundit në Kosovë me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptarë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame