Një 27-vjeçare nga fshati Stubëll të komunës së Vitisë, konfirmohet si rasti i parë i dyshimtë në Kosovë me simptomat e gripit të derrit. Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, thanë se pacientja është paraqitur në qendrën emergjente në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me dhembje gjoksi dhe probleme në frymëmarrje. 

Naser Ramadani: “Ne i kemi ndërmarrë masat dh rekomandimet do të merren tani, po kjo është informata e mëngjesit e sotme, pra krejt masat do ët ndërmerren menjëherë sot gjatë paradites.”

Epidemiologët nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës thonë se deri në orët e pasdites nuk do të mund të dihet nëse bëhet fjalë për virusin H1NI apo jo.

Naser Ramadani: “Sipas informatave të para këto simptoma kanë filluar në familje me probleme në frymëmarrje dhe me probleme të zemrës, siç thoin ata.”

I gjithë stafi shëndetësor në emergjentë tashmë ka shtuar masat mbrojtëse në parandalimin e përhapjes së gripit të derrit. Tek mjekët vëren maskat kirurgjike dhe dorezat sterile. Ndërkohë familjarët e pacientes nuk po lejohen nga stafi mjekësor që të qëndrojnë afër saj./tvklan.al