Derisa gripi i derrave ka prekur te gjah vendet e rajonit pas 48 orësh do të merret vesh nëse Kosova do t’i shpëtojë edhe kësaj here epidemisë apo do t’i bashkëngjitet rajonit. Dyshimet janë për 3 persona të infektuar me këtë virus.
“Gjatë ditës së djeshme n institutin kombëtar të shëndetësisë së Kosovës janë paraqitur 3 raste kontakti, por pa shenja klinike të gripit H1N1. Këto tri raste janë përpunuar në aspektin klinik, në aspektin epidemiologjik dhe mostrat e tyre janë marrë dhe janë dërguar për analiza gjatë ditës së sotme nga zyra e OBSH-së në Prishtinë me laboratorët përkatës referent.”
Tre rastet e dyshuara janë kosovar të ardhur nga Zvicra për pushime. Personat në fjalë janë futbollist ndërsa pas ardhjes në vendlindje kanë mësuar për disa kolegë të ekipit të tyre se janë të infektuar me këtë virus.
Autoritetet mjekësore nga Zvicra i kanë rekomanduar 3 kosovarët që të paraqiten te mjeku më i afërt për tu verifikuar nëse mund të jenë në grupin e të dyshuarve me grip të derrit.
Autoritetet shëndetësore thonë se vendi ynë nuk ka nevojë për panik meqë është i përgatitur për një ballafaqim eventual.
“Autoritetet shëndetësorë në vend kanë siguruar 13 mijë e 500 doza të medikamentit Tamiflu, ndërkohë që janë porositur edhe 14 mijë doza të tjera.”
Momentalisht në klinikën infektive nuk ka raste të hospitalizuara si dhe raste të dyshuara nga terreni. Ndërsa në vendet e rajonit janë konfirmuar të paktën 250 raste të infeksionit me grip të derrit./tvklan.al