Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshtë ankimimin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim referuar 4 qendrave të votimit në qarkun e Fierit.

Kjo pasi kërkesa nuk mori shumicën e cilësuar prej 5 anëtaresh të komisionit e nevojshme në rastet e shpalljes së pavlefshmërisë.

Arben Ristani: “Kërkesa e PDI-së për të shpallur të pa vlefshme votimin në qendrat e votimit 3135 dhe 3138. Kush është dakord ta pranojmë kërkesën? 4 kundër, 3 kërkesa rrëzohet se nuk mori kuorumin. Në qendrën e votimit 3196, kush është dakord që ta pranojmë kërkesën? 2 kundër, 5 rrëzohet 3196-ta. Kërkesa për pa rregullshmërinë të zgjedhjeve ke 3006-ta, kush është dakord që ta pranojmë kërkesën? 2-3 kundër, 4 rrëzohet 3006-ta”.

Për të mbërritur në këtë moment,  KQZ u përfshi nga debate mes përfaqësuesve ligjore të partive politike sikundër anëtareve në komision të zgjedhur nga subjekte të ndryshme politike. Përfaqësuesit ligjore të PS-së si dhe ata në komision të propozuar nga kjo force politike argumentuan se kërkesa është jashtë afateve ligjore për t’u shqyrtuar nga KQZ. Ndryshe argumentuan përfaqësuesit ligjor të PD-së të cilët ju bashkuan kërkesës së PDI për pavlefshmëri. Debati fokusohej kryesisht në 2 qendra 3185 dhe 3188 të cilat me një vendim të hershëm të KZAZ-s nuk ishin përfshirë në tabelën e rezultateve. 

Arben Ristani: “Edhe për t’i dhënë fund si të thuash këtij standardi të dyfishtë. Unë mendoj që të paktën 2 qendrat ku komisionerët kanë vepruar haptazi dhe numëruesit në kundërshtim me ligjin. Mendoj që shkelja është e atillë që duhet të çoj në pa vlefshmërinë e zgjedhjeve në këto dy qendra votimi”.

Dëshira Subashi: “Në thelb bazuar në nenin 160 pika 1 dhe 2, bazuar dhe në nenin 132. Kërkesa e paraqitur nga PDI është jashtë afatit dhe besoj që për këtë shkak edhe në seancën e shqyrtimit paraprak, kjo ishte arsyeja për të cilën unë kam votuar që çështja të mos i hyjet shqyrtimit në themel”.

Por votimi në fund të mbledhjes rrezoi kërkesën e PDI që ndryshe përkthehej në ruajte të mandatit të humbur në këtë qark. Tashmë ankimimet e subjekteve politike  do të shqyrtohen vetëm në shkallen e dytë, në kolegjin zgjedhor të Gjykatës së Apelit./tvklan.al