Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me këshillin kombëtar të Radio televizionit përsa i përket zgjedhjeve të 28 qershorit. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i KQZ-së Arben Ristani dhe kryetarja e KKRT-s, Mesila Doda. Sipas Ristanit kjo marrëveshje e cila është periodike dhe synon të monitoroj zgjedhjet.

Arben Ristani: “Ligji parashikon që KQZ-ja monitoron fushatën elektorale të partive politike, monitorim i cili kryhet në bashkëpunimin e ngushtë me KKRT-në pasi është institucion i vetëm i cili ka kapacitetet dhe detyrimin ligjor mundësitë ligjore për ta bërë një monitorim të tillë.”

Sipas Mesila Dodës këto zgjedhje KKRT vjen me risi pasi kapacitet monitoruese për këtë proces janë shtuar dhe do i vine në ndihmë dhe KQZ-së.

Mesila Doda: “Ne marrim përsipër si institucion që të ofrojmë ndihmë pranë KQZ-së për të gjitha kapacitetet tona teknike dhe këtë vit si risi do kemi dhe kapacitetet monitoruese tonat, pra edhe monitoruesit e KKRT-së mund të ndihmojnë në monitorimin e fushatës pasi siç e dini KKRT-ja tashmë ka kapacitete njerëzore më të shumta për të ndihmuar në këtë fushatë. Gjithashtu dua t’iu them t’ju bëj me dije që ne jemi në një proces rinovimi të gjithë studios tonë monitoruese, gjë që do të ofrojë kapacitete ndihmëse më të mëdha për ju.”

Monitorimi i kohës televizive do të bëhet kohë pas kohë në bazë të marrëveshjes së përcaktuar./tvklan.al