Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht nga polemikat ka miratuar rregulloren e tij për zgjedhjet parlamentare të 2001. Rregullorja e re i hap rrugë dhe akteve të tjera nënligjore për të plotësuar boshllëqet në kodin zgjedhor kryesisht për respektimin e afateve dhe marrëdhënieve me gjykatat.
Ndërkohë kryetari i KQZ, Fotaq Nano, ka deklaruar se dy ekspertët norvegjez, nuk kanë ardhur për të bërë hetim ndërkombëtar, por në kuadrin e një projekti të përbashkët me OSBE-në dhe PNUD-in. Këto organizma, tha ai, së bashku me KQZ, do të bëjnë verifikimin e listave për zgjedhjet parlamentare. Gjithashtu nëpërmjet këtij verifikimi do të bëhet edhe saktësimi i votuesve shqiptarë, në qendrat përkatëse të votimit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego