Partia Socialiste është regjistruar sot si subjet elektoral pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtë e ka konfirmuar njëri prej ekspertëve juridikë të kësaj partie, deputetit Spartak Braho. 8 parti të vogla, kryesisht të së djathtës, kanë kryer regjistrimin në këtë komision ndërkohë që afati i fundit për partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale është data 15 gusht.

KQZ-ja do të ndajë fondet për subjektet elektorale në fund të muajit gusht, ndërsa fushata është parashikuar të nisë në datën 1 shtator. Listat partiake me emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe bashkive duhet të paraqiten në KQZ brenda datës 15 shtator. Nesër në selinë e këtij komisioni me mbërritjen e anëtarit të shtatë Gaz Perkoka, zgjidhet nënkryetari i KQZ-së dhe hidhet shorti për mandatet e shtatë komisionerëve. Në bazë të kodit elektoral pas tre vitesh do të kryhet ripërtëritja e këtij komisioni./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame