Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka kërkuar me anë të një letre 4 që fituan të drejtën për t’u përfaqësuar në Parlament në zgjedhjet e 2017, të dorëzojnë propozimet e tyre për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ brenda të hënës së 11 Janarit.
Sipas Kodit Zgjedhor, PS duhet të propozojë dy anëtarë në çdo KZAZ dhe anëtarin e 7 në KZAZ-të me numër çift dhe sekretarin në ato me tek.
PD duhet të propozojë 2 anëtarë në çdo KZAZ, anëtarin e 7 në ato të renditura me numër tek dhe sekretarin në ato me numër çift.
LSI do të propozoje 1 anëtarë në çdo KZAZ dhe Partia SocialDemokrate që fitojë një mandat në Shkodër në 2017 ka të drejtë të propozojë një anëtar në çdo KZAZ.
Tv Klan