Zguri: Hapni fletët si në 2015 dhe 2017
Në këtë mënyrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar edhe dy kërkesat e fundit të Partisë Bindja Demokratike për të hapur kutitë e votimit në Tiranë e Shkodër. Përfaqësuesi ligjor i kësaj force politike tha se në të dy këto bashki ka patur rritje fiktive të numrit të votuesve dhe ndryshim të rezultatit në tavolinat e numërimit.
Sipas Bindjes, disa prej anëtarëve të KZAZ-ve në shkelje të rëndë të Kodit Elektoral figurojnë të kenë lidhje gjaku me kandidatë për këshilltarë bashkiakë.
E vetmja mënyrë për të bërë transparencë sipas kreut të KQZ-së, Klement Zguri është hapja e listave të votimit. Por propozimi i tij shkaktoi debat mes tij dhe nënkryetarit Biba.
“Kam dy vendime këtu, një të 2015 dhe një të 2017. Është kërkuar nga subjektet, janë hapur materialet , janë parë listat e votuesve, jane krahasuar dhe është marrë një vendim”, tha kreu i KQZ-së.
Propozimi i Zgurit u rrëzua me shumicë votash nga anëtarët e mazhorancës në KQZ.
Tv Klan