Edhe në Komisionin Qëndror të Votimeve për zonën e fshatrave të Tiranës dorëzimi i dokumentave nga qendrat e votimit ka vijuar normalisht. I vetmi shqetësim i paradites së sotme kanë qënë komunat e Malësisë së Tiranës, komunikimi me të cilat ka qënë i vështirë për shkak të dëborës së madhe.

Policia e Komisariatit 4 arriti që të sjellë rreth orës 13:00 edhe procesverbalet e komunës së Zallbastarit, ndërsa për komunën e ShënGjergjit kishte informacion vetëm që materialet ishin në rrugë e sipër.

Në ndërtesën e Këshillit të Rrethit janë grumbulluar materialet nga 15 komuna dhe dy bashki, ku sipas një informacioni ende jo zyrtar pjesëmarrja në këto votime për këto zona ka qënë 48%./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili