Me rënien e regjimit të Bashar Al-Assad, Kremlini ka bërë të ditur se është shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë me bazat ushtarake ruse në Siri.

“E gjithë kjo është një temë për diskutim me ata që do të jenë në pushtet në Siri. Dhe, sigurisht, ushtria jonë po merr të gjitha masat e nevojshme”, tha Peskov.

Ai tha se një takim i mundshëm midis Putinit dhe Assadit ende nuk ishte në axhendë.

Ndërkaq mediat shkruajnë se ish-Kryeministri sirian Riyad Hijab do të bëhet kreu i qeverisë tranzitore në Siri. Hixhabi ka shërbyer më parë si Kryeministër i Sirisë nga Qershori deri në Gusht 2012.

Në lidhje me çështjen e Ukrainës Peskov u shpreh se Rusia nuk ka pasur asnjë kontakt me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump deri më tani.

Klan News