Kërkesa për kthimin e mësim besimit fetar në sistemin arsimor është çështje, e cila i ka ulur në tavolinë të përbashkët përfaqësuesit e të gjitha bashkësive fetare në Maqedoni.
Kjo kërkesë ka zbutur raportet mes përfaqësuesve të kishës ortodokse maqedonase dhe bashkësisë fetare islame të acaruara pas vendimit për ndërtim të një kishe ortodokse në sheshin qendror të Shkupit të themelit të shtëpisë të Nënës Terezë dhe mosdhënies së lejes për rindërtimin e Burmali Xhamisë po ashtu në sheshin e Shkupit.
Dy udhëheqësit e komunitetit ortodoks dhe mysliman ipeshkvi Stefan dhe Haxhi Sulejman Rexhepi, si prijës të dy bashkësive më të madhe fetare në Maqedoni bashkërisht kanë firmosur letër të hapur për kthim të mësim besimit në shkolla.
Nuk heqim dorë nga mësim besimi në sistemin arsimor të shtetit tonë dhe do të vazhdojmë të kërkojmë atë deri në realizimin përfundimtar. Kërkojmë që kompetentët në shtet në mënyrë përkatëse dhe ligjore të mundësojë që nga viti i ardhshëm të mësohet mësim besimi në sistemin arsimor.
Përveç udhëheqësve të komunitetit mysliman dhe ortodoks këtë letër e ka nënshkruar dhe udhëheqësi i komunitetit katolik në Maqedoni, kryetari i kishës evangjeliste metodistike dhe kryetarja e bashkësisë hebreje.
Mësim besimi fetar si lëndë u fut në sistemin arsimor në fillim të këtij viti shkollor, por u pezullua me vendim të Gjykatës Kushtetuese në Prill të këtij viti me arsyetim se bie ndesh me parimin e shtetit sekular. Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al
Gazetar: Isen Saliu