Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Për këtë, Tajani e garantoi kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi gjatë një takimi në Estoni. Ruçi ishte i pranishëm në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian.
Në takimin me Tajanin, Ruçi tha se Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën për përshpejtimin e reformave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Tv Klan