Shishtaveci i Kukësit ka qenë ndalesa e radhës e kreut të PS në turin “Dialog me Shqipërinë”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë bujqësia dhe zhvillimi rural.

Në bashkëbisedim me banorët e këtij fshati Rama është ndalur në mungesën e tregut për produktet bujqësore.

Edi Rama: “Së bashku në të ndërtojmë një shtet që ju të mos i varrosni patatet ngaqë nuk i nxirrni dot në treg, për shkak se shteti nuk është në krah të fshatit shqiptar, për shkak se për këtë shtetet ata që jetojnë në fshat nuk ekzistojnë, se po të ekzistonin shteti nuk do t’iu linte ju siç ju ka lënë këtu, të izoluar, të pashpresë dhe vetëm në mbijetesë për bukën e gojës.”

Gjatë rrugëtimit të tij në një tjetër fshat, Rama ka takuar dosa fëmijë të cilët kapërcenin lumin dhe terrenet e vështira malore për të shkuar në shkollën e fshatit më të largët.

Nxënësi 1: “Afërsisht gjysëm ore.”

Edi Rama: “Për çdo ditë?”

Nxënësi 1: “Për çdo ditë.”

Edi Rama: “Po kur është borë?”

Nxënësi 1: “Kur është borë hajt pak më shumë.”

Edi Rama: “Po në dimër bllokohet rruga?”

Nxënësi 2: “Ka raste që bllokohet, ka raste që nuk bllokohet.”

Edi Rama: “Një orë e gjysmë për të shkuar, një orë e gjysëm për të ardhur?”

Nxënësi 2: “Po”

Më tej ai u ndal edhe në Ujmisht një tjetër fshat i Kukësit, ku në takimin me banorët Rama ka shprehur bindjen se i gjithë ky realitet do të ndryshojë duke ndërtuar politikën e re së bashku me qytetarët. Pa dallim nga largësia që ata kanë me kryeqytetin./tvklan.al

Gazetar: Neki Feta