Tirana nuk do të vuajë mungesën e ujit të pijshëm gjatë verës. Këtë e ka konfirmuar drejtori i ujësjellësit Ferdinand Petrela, i cili ka deklaruar se edhe pse periudha e thatësirës ka ardhur, kryeqyteti do të vazhdoj të furnizohet ende me të njëjtat orare me ujë.
Ferdinand Petrlea: “Unë duke parë gjendjen e prodhimit të ujit, them që dhe muaj korrik do shkoj me këto parametra që kemi. Nuk ka noj ndryshim në oraret e furnizimit aktualisht, dhe nuk presim që të ketë ndryshime. Sepse kemi prodhim, kemi ujë dhe s’besoj të ndryshojmë oraret”.
Në lidhje me ndryshimin e çmimit të ujit, Petrala ka deklaruar se ai nuk do të ndryshoje. Sipas tij çmimi i ujit tën pijshëm do të qëndroj në shifrat aktuale pra 240 lekë me gjithë TVSH për konsumatorët familjare dhe 95 lekë për bizneset.
Ferdinand Petrlea: “Çmimi i ujit të Tiranës është çmimi më i ulët i republikës. Në thonjëza jemi ndërmarrja me çmimin më të ulët. Në një kohë kur edhe ndërmarrja si Librazhdi, Ura Vajgurore, mos të them ndërmarrjet e tjera, e Berati vetë kanë çmime më të lartë se Tirana. Megjithatë çmimet për Tiranën nuk kanë lëvizur dhe s’kanë për të lëviz deri në fundvitit 2009, Tirana do mbaj po ato tarifa që ka”.
Petrela theksoi se ndërprerje mund të ketë vetëm në ndonjë rast të avarive të mundshme në rrjet gjatë kësaj periudhe./tvklan.al
Gazetari: Eno Luarasi