Ferdinand Petrela: “Nuk ka ndonjë ndryshim në oraret e furnizimit aktualisht dhe nuk presim të ketë ndryshime sepse kemi prodhim, kemi ujë dhe se besoj të ndryshojmë oraret.”

Ky ishte premtimi i bërë me 16 qershor të këtij viti nga kreu i Drejtorisë së Ujësjellësit në kryeqytet, me arsyetimin se kryeqendra e vendit do të ketë ujë të bollshëm. Por pas dy muajsh e gjysmë, situata është ndryshe nga ajo e premtuar në këtë kohë. Uji i pijshëm mungon në të shumtën e rasteve, ndërsa oraret e furnizimit ndryshojnë hera-herës, e qytetarët nuk njoftohen.

Qytetare 1: “Na vjen dy herë, në drekë s’na vjen fare, ka ditë që nuk na vjen as në darkë.”

Qytetari 1: “Gjysëm ore kur të mbushen të gjitha deri në kat të 5, 6 që janë cisternat se aty merr fund.”

Brunilda Cami: “Po nëse nuk të del gjumi një ditë në 4 e 30 dhe uji nuk vjen dhe në darkë?”

Qytetare 2: “Pa ujë.”

Brunilda Cami: “Zgjimi në orën 4 të mëngjesit për një prej banorëve të këtij pallati që ndodhet në ndodhet në rrugën e Elbasanit pranë Qyteti Studenti është i detyrueshëm. Kjo pasi uji vjen vetëm në orën 4 e 30 dhe njëri prej tyre duhet detyrimisht të ngrihet për ndezur pompën.”

Qytetare 3 : “Do çohesh në 3 të mëngjesit, ato që kanë pompa se ato që nuk kanë pompa nuk bëhet fjalë që të kenë ujë.”

Qytetare 4: “Edhe kur vjen patjetër duhet të vesh pompën se nuk arrin në kat të 5 ku jemi ne.”

Brunilda Cami: “Me çfarë uji po lani, është çezëm apo depozitë?”

Qytetare 5: Depozitë, depozitë kemi. Vjen në mëngjes nga ora 4, 5.”

Brunilda Cami: “Ngriheni në atë orar për mbushur ujin?”

Brunilda Cami: “Në këto kushte bidonët dhe depozitat mbeten zgjidhja e vetme. Jo vetëm për banorët që jetojnë në katet e sipërme të pallateve, por edhe në katet e para, pasi me gjysëm ore me ujë në ditë nuk mund të mbarosh asnjë punë.”/tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami