Ndërgjegjësimi dhe stimulimi i popullatës ne fushën e kontracepsionit është objektivi kryesor i shoqatës italo-shqiptare të kontraceptiveve.
Sipas ministrit Vasili formimi i saj është shume i rëndësishëm pasi ndikon ne sensibilizimin e qytetareve për te përdorur kontraceptivet.
Petrit Vasili: “Ngjarja e sotme duhet parë më gjerë sesa thjesht dhe vetëm ngritja e degës së një shoqate, por si një motor promovimi i kësaj mënyre të re të të menduarit dhe këtyre formave të reja të të kuptuarit të shkencës, të cilat na çojnë përpara, të promovojë informimin për metodat kontraceptive, aq i domosdoshëm për shoqërinë shqiptare, e cila gjithsesi ka bërë progrese shumë të mëdha, por ka nevojë të pareshtur për të ecur përpara në këtë fushë.”
Shoqata sjell kombinimin e eksperiencës së eksperteve italianë tek mjeket shqiptare qe i shërbejnë kualifikimit te vazhdueshëm te tyre.
Halim Kosova: “Shoqata ka objektiv parësor ndërgjegjësimin dhe sigurimin e popullatës në fushën e kontracepsionit, të promovojë të mirat…si në përdorimin e përditshëm dhënë nga duar të sigurta dhe me njohuri të sakta, të promovojë kontracepsion…të përgjegjshme, të promovojë informimin dhe metodat kontraceptive”.
Shoqata është formuar ne kuadër te aktiviteteve italiane “Dy popuj, një det, një miqësi”. Ajo do te jete anëtare me te drejta te plota të shoqatës evropiane te kontraceptiveve./tvklan.al