Një 35-vjeçar ka vrarë në sytë e katër fëmijëve dhe bashkëshortes një grua, të cilën e akuzonte për vdekjen e nënës së tij, e cila u gjet e vetvrarë në shtëpinë e saj në Gusht të këtij viti.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Laç të Vaut të Dejës. Anton Mbrozi, emigrant në Greqi, ka ekzekutuar me pistoletë 56-vjeçaren, Mari Mbrozi.
Martin Prenga: “U ndie një zhurmë dhe bërtiti ajo gruaja që asht vra, është bërë një vrasje. Lajmëruam në telefon policinë. Erdhi policia. Mora vesh më vonë që ka shkuar ajo gruaja, ka thirr viktimën edhe ka ardh, asht fut viktima këtu. Se pse e ka vra, se si e ka vra në shtëpi të vet. Me e thirr atje në shtëpi edhe me e vra në shtëpi të vet kjo është e pa nime.”
Pasi ka qëlluar disa herë mbi gruan e moshuar 35-vjeçari është larguar pa lënë gjurmë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e tij./tvklan.al