Emisioni “Opinion” u fokusua mbrëmjen e sotme në krimet për pasion që po trondisin Shqipërinë.
Shaban Norja vrau dhe më pas i preu kokën 18-vjeçares Aishe Vatës, me të cilën prej 4 vjetësh kishte marrëdhënie intime. 80-vjeçari u arrestua dhe pranoi gjithçka.
Opinioni publik në Shqipëri është tronditur. Ka patur një sensibilitet të paimagjinueshëm në rrjetet sociale, si dhe ka patur edhe protesta. Për afatin kohor prej 2 muajsh, ky ishte krimi i dytë i cilësuar si krim pasioni.
Viktor Rozani vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj në një taksi dhe më pas vrau veten. Sipas policisë, 52-vjeçari ishte në depresion për shkak të falimentimti të biznesit të tij.
Ndërsa pak kohë më parë një person vrau Fatjona Orenjin dhe e hodhi trupin e saj poshtë një ure, që ishte duke u ndërtuar.
Por mënyra e dhunshme sesi janë kryer të treja vrasjet është tejet tronditëse. Për të diskutuar mbi krimet për pasion dhe reagimin e shoqërisë, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Denada Toçe, Iris Luarasi, Afërdita Kruja, Fatos Lubonja, Luan Hajdaraga, Preç Zogaj, Arian Kurti dhe Alfred Peza./tvklan.al