Lajme Arkiva – TV Klan 2003

26-vjeçari nga qyteti i Fierit A. M. ka vrarë njerkën e tij mbrëmjen e së shtunës dhe është larguar më pas në drejtim të paditur. Viktima V. M. 38-vjeçe ka qenë e martuar prej dy vitesh me të atin e Alfredit.

Ekzekutimi ka ndodhur vetëm 200 metra larg drejtorisë së policisë dhe dëshmitare e vetme e krimit ka qenë foshnja 5 muajsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 të mbrëmjes edhe pse konfliktet mes djalit dhe njerkës kishin kohë që kishin nisur. Kjo ka ndodhur pas një grindje mes tyre, ku njerka është qëlluar me 7 plumba.

Policia është vënë në kërkim të autorit dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet e saj./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti