Frikë për një tjetër ngërç financiar

Kriza e Dubai World me ngrirjen 6 muaj të pagesave të borxhit 59 miliard dollarë, ka shkaktuar rënie të menjëhershme të bursave Aziatike. Për ekspertët tronditja është aq e madhe sa ekziston rreziku për një tjetër ngërç financiar.

Tokio përfundoi shkëmbimet në rënie të lirë dhe arritje në -3.22%, e po kështu indeksi Nike shënoi një rënie me 300 pikë, ndërsa Hangseng ra me 4.9%. Pas valës goditëse në Azi tronditjet u ndjenë edhe në bursat europiane. Bursat e Frankfurtit, Milanos, Parisit u hapën me -1%. Vështirësitë financiare të Dubait kanë rritur dyshimet për efekte edhe në lindjen e mesme dhe ekonomitë në zhvillim. Po kështu edhe çmimet e naftës shënuan një rënie me gati 4.5%.

Në tregjet amerikan një fuçi naftë u shit me 4.51 dollarë, ndërsa në Londër me 75.73$. Për shumë analistë kjo rënie e çmimit të arit të zi, në masën më të madhe erdhi si pasojë e rënies drastike të bursave./tvklan.al

Gazetare: Bora Sadriaj