Stabiliteti makroekonomik e ka ndihmuar Shqipërinë të përballojë pa vështirësi krizën mbarë botërore. I këtij mendimi është shefi i FMN-s për Shqipërinë Gerwin Bell, por ai thotë se duhet kujdes me nivelin e deficitit buxhetor, element që ka shkaktuar mjaft probleme serioze për shumë shtete të tjera.

Gerwin Bell: “Shqipëria e pati më të lehtë të kalojë sfidat të cilat u përballen dhe vendet e tjera gjatë krizës. Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat sektoriale. Kujdes duhet treguar edhe me deficitin”.

Kreu Shqiptar i Financave konfirmoi se mbajtja në nivelet e planifikuara të deficitit mbetet prioritet i qeverisë. Kriza botërore u përballua me sukses nga vendi ynë tha Ministri Bode. Sipas tij tashmë Shqipëria ka shanse të përfitojë nga ripozicionimi i ri në ekonominë rajonale.

Ridvan Bode: “Nuk është koha për të thënë se efektet e krizës në ekonominë shqiptare ishin minimale. Nuk është koha për të krahasuar se ne në tre vite kemi rritur borxhin publik veç 5%, kur Eurozona e ka rritur 22%, por është koha mbi këtë bazë që ekonomia shqiptare të mund të përfitojë nga zhvillimet në ekonominë globale për të mundësuar një pozicion më të mirë në kuadrin e ekonomisë rajonale dhe të asaj globale”.

Shmangia e krizës botërore u pranua edhe nga Baka e Shqipërisë. Guvernatori Ardian Fullani tha, se ekuilibra të rinj e të qëndrueshëm, ndërkohë që tërhoqi vëmendjen për mbajtjen nën kontroll të borxhit publik.

Ardian Fullani: “Në këtë kuadër të gjitha autoritet fiskale duhet të punojnë jo vetëm për mos të krijuar borxh të ri, por edhe për të shlyer borxhin e vjetër me efiçencë maksimale. Strategjitë e daljes nga borxhi qenë në  vetvete përfshin dhe zëvendësimin e borxhit të vjetër dhe të shtrenjtë me një borxh të ri më të lirë janë shumë të rëndësishme dhe të mirëpritura. Deklaratat e erdhën gjatë një seminari të përbashkët të mbajtur në Tiranë mes FMN-s, Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave në lidhje me stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë përballë mjedisit të jashtëm./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro