Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bujar Osmani:- “Unë jam thellë i bindur se sot shqiptarët në Maqedoni, politikisht kanë humbur shpresat nga alternativat aktuale dhe përkundër arritjeve të mëdha që ju thoni, gjendja në terren nuk korrespondon me numrat zgjedhor që ata i prezantuan”.

Gazetari:- Megjithatë zoti Osmani, përderisa nuk është arritur asnjë sukses me politikën, me mbështetjen ndërkombëtare etj, si mund të arrihet me një grup guerile, të cilët kanë jo vetëm faktorin politik shqiptar kundër, por edhe faktorin ndërkombëtar?

 Bujar Osmani:- “Pavarësisht nga kjo që ju thoni është një fakt i pakontestueshëm se pikërisht paraqitja e UÇK problematizohet në dimensione të papara deri tani, për çështjen e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni. Fakti i dytë është se aktualisht faktori ndërkombëtar dhe subjektet politike shqiptare, janë kundër paraqitjes të kësaj lëvizje guerile. Mirëpo duhet të kuptohet se durimi institucional dhe demokratik i shqiptarëve, nuk riprodhojnë vlerat në realizimin e të drejtave të shqiptarëve”./tvklan.al

Gazetar – Blendi Fevziu