Miranda dhe Xhezmiu janë të martuar prej 30 vitesh, por një krizë e fortë i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Miranda e nisi këtë seancë me një gjuhë të ashpër ndaj Xhezmiut pasi e akuzon se ai është shkaktari që kanë mbetur pa shtëpi.
Ajo ankohet se në gjithë këto vite, është kujdesur për të dhe ka punuar e të gjitha të ardhurat ia dorëzonte atij, por nuk është ndier e lumtur. Më pas shpjegon se problematika ka nisur në vitin 2021 kur Xhezmiu u sëmur nga Covid-i. Djali i tij i vogël nga martesa e parë erdhi dhe ka arritur që të marrë shtëpinë përmes dhurimit.
Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë.
Miranda: Punoja si qen, kafshë kam qenë!
Xhezmi: Po pse moj, çfarë të keqeje ke parë nga unë ti? Ne mbushën 30 vjet sot që jemi martuar, tani u kujtove ti për t’u ndarë?
Miranda: Në ’21-shin kur ishte ky me Covid, e merr djali dhe i jep firmën ky, i dhuron shtëpitë.
Xhezmi: Unë s’isha në gjendje, e kam bërë pa vetëdije atë.
Miranda: Shkon te Ilmije Brahimi dhe i dhuron shtëpitë djalit.
Xhezmi: Më morën në krah e më çuan atje te noterja, Ilmije Brahimi.
Miranda: Ke surrat dhe flet ti? Ke surrat dhe flet? Me ato që më ke bërë ti mua? Ti më ke shkatërruar jetën! Thuaj një ditë të bardhë që kam parë unë!
Xhezmi: Ty të zuri dhëmbi bukë!
Miranda: Ti s’ke surrat të shikosh familjen, por shikon ata dy këlysha që ke! Ata janë 40 njëri, 45 tjetri!
Xhezmi: Ata u bënë budallenj, u bëre edhe ti!
Miranda: Po se më ke çuar atje ku s’mban më! S’më mban më shpirti Xhezmi Hazizi!
Miranda shton se një ditë Ilmija u shfaq në sallonin e saj për t’i thënë se i shoqi i kishte dhuruar shtëpinë djalit. E acaruar me të shoqin, ajo tregon edhe një episod tjetër, djemtë e tij e kanë akuzuar për tradhti bashkëshortore.
Miranda: Çunat i thoshin të bredh gruaja! Ku i kishte provat e gruas ky? Të bredh gruaja, thoshin apo s’thoshin?
Xhezmi: Na nxore bojën, na nxore!
Miranda: Bredh gruaja? Unë mbroj vendlindjen time Ne jemi një familje, unë vërtet kam qenë familje e varfër se ma zë në gojë, “pabukse” më thotë…
Xhezmi: Të zuri dhëmbi bukë tek unë!
Miranda: Po! Kam punuar 12 orë, 24 orë unë! Vërtet vij nga një familje e madhe, jemi 9 fëmijë, 3 vëllezër dhe 6 motra, por gjëra që mund të m’i bënte ky… kurrë! Gjej vende futu se unë nuk të qas në shtëpi, nuk më intereson fare! Nuk dua të të shoh me sy ore! A janë gënjeshtra këto që them unë? Janë gënjeshtra këto?/tvklan.al