Kriza nga Covid-19 ka prodhuar një tjetër problem, mungesën e ushqimeve. Mbyllja e kufijve bëri që njerëzit të përballen me mjaft vështirësi.
Nisur nga kjo situatë, lideri komunist Kim Jong Un ka deklaruar se njerëzit tani duhet të konsumojnë breshka.
Sipas asaj që raporton ‘The Sun’, lideri komunist në përpjekje për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që të përballojnë krizën e ushqimit, të konsumojnë mishin e breshkave pasi ka vlera shumë të mëdha.
Që nga kohërat e lashta, breshkat janë përdorur shumë pasi kanë proteina, aminoacide thelbësore, dhe vitamina efektive për të trajtuar hepatitin dhe sëmundje të tjera.
Mburoja dhe kocka e breshkës përdoren gjerësisht si përbërës në prodhimin e ilaçeve. Po ashtu edhe gjaku i tyre është veçanërisht i efektshëm për trajtimin e diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve.
Në këtë vend të izoluar ku informacioni kontrollohet nga partia shtet, nuk raportohej nëse Covid-19 ishte përhapur, por mediat ndërkombëtare tregojnë se numri i të infektuarëve ka shkuar në mbi 13 mijë ndërsa i vdekjeve në 297.
Ekonomia e Koresë së Veriut po përballet më mjaft vështirësi gjatë dekadave të fundit. Në përiudhën Mars-Prill që përkon edhe me përhapjen e Covid-19, shumë fabrika u mbyllën.
Tokat punoheshin gjithnjë e më pak dhe për këtë arsye mielli dhe orizi, dy ushqimet më të rëndësishme në këtë vend, filluan që të ishin edhe më të pakta në sasi. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 40% e popullsisë së Koresë së Veriut, edhe para se pandemia të përhapej, vuante nga kequshqyerja.
Klan Plus