Kroacia do të radhitet përkrah Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit ku gëzon mandat 2-vjeçar si anëtare e përhershme. Kështu është shprehur në KE kryeministri korat Ivo Sander, lidhur me iniciativën serbe për të kërkuar opinion ligjor pranë gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Sanader shpjegon se fillimisht do të zhvillohen bisedime mes shteteve anëtare. Por sigurisht sipas tij është e rëndësishme që të përmendet dhe partneriteti transatlantik mes Evropës dhe SHBA. Ai shpjegon se Kroacia nuk do të ndërmarrë një politikë të vetën në këtë çështje, por do të jetë pjesë e komunitetit transatlantik.
Ndërsa presidenti i KE Hose Manuel Barroso këshilloi Serbinë që të tregohet konstruktive në dallimet që ka me shumicën e vendeve anëtare të BE, që e kanë njohur Kosovën në të mirë të integrimit të saj.
Është e rëndësishme që nëse ka mosmarrëveshje ashtu si kundër e dimë që mbi Kosovën ka mosmarrëveshje mes Serbisë dhe pjesë më të madhe të vendeve anëtare të BE. Unë shpresoj shumë thotë Barroso që diskutimet të bëhen në nivele politike, diplomatike dhe në mënyrë konstruktive.
Iniciativa e Serbisë pritet të konkretizojë gjatë javës së tretë të shtatorit/ Ku do të mbahet dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të organizatës. Ndërkohë që shefi i zyrës ndërkombëtare civile në Kosovë Peter Feith ka raportuar në Bruksel para komisionit të jashtëm në parlamentin Europian. Si dhe ndaj komisionerit për zgjerim Olli Rehn mbi ecurinë e vendin që nga momenti i shpalljes së pavarësisë.
I dërguari i posaçëm i BE-së vlerësoi si të qëndrueshme situatën atje dhe të qetë gjatë 7 muajve të fundit. Feith ka vlerësuar bashkëpunimet me qeverisë e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar si dhe përpjekjet e bërë në kuadrin ligjor për mbrojtjen e minoriteteve, trashëgimisë kulturore dhe fetare dhe decentralizimin./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj